Sot me datë 28.06.2017 në ambientet e fabrikës M&Sillosi ishte për vizite një delegacion i lartë i Ushtrisë së SHBA. Ky delegacion, i kryesuar nga Gjenerali Tim Orr, pati mundësinë të njoftohet për së afërmi me aktivitetet e kompanisë të cilat iu prezantuan nga stafi menaxhues.
Gjenerali Orr u njoftua në lidhje me sfidat që kompania ka me rastin e sezonit të korrjes që është në prag të fillimit, si dhe me sfidat tjera që përfshinë kjo industri, në theks të veçantë me gjendjen e përgjithshme të bujqësisë në Kosovë dhe nevojat që ka kjo degë për zhvillim të mëtejshëm.
Nga ana e Gjenerali Orr, u ofrua bashkëpunim i sinqertë si në aspektin e shkëmbimit të përvojave e po ashtu edhe në lidhje me bashkëpunimin me Universitetin prestigjioz të shtetit të Iowas.
Zyrtaret e M&Sillosit u zotuan që shumë shpejtë do organizojnë një vizitë të një delegacioni të kompanisë në shtetin e Iowas për të parë për se afërmi mundësitë për fillimin e bashkëpunimit.
Njëkohësisht nga ana e menaxhmentit të kompanisë u shpreh gatishmëria e bashkëpunimit në të gjitha fushat të cilat i sheh si të nevojshme ushtria Amerikane, bashkëpunim ky që do mundësont arritje të rezultateve me interes të dyanshëm.