Fabrika e miellit FINNESA sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për furnizim me miell për KFC në Kroaci e Slloveni, për të vazhduar tutje në Hungari, Poloni, Çeki, Serbi e Shqipëri.
“Fabrika e miellit FINNESA, sot vazhdon me suksesin e radhës, duke e zgjeruar shtrirjen e saj të furnizimit të restoranteve të franshizës së mirënjohur KFC, fillimisht në Kroaci dhe Slloveni dhe pastaj në vazhdimësi do të furnizojë restorante të mirënjohura të KFC-s në shumicën e shteteve të Evropës Juglindore, respektivisht rrjetet e restoranteve KFC në Hungari, Poloni, Çeki, Serbi dhe Shqipëri”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.
Mielli KFC është prodhuar sipas kërkesave shumë specifike të bazuara në standardin ndërkombëtar YUM si dhe standardit më të lartë për siguri ushqimore IFS.
“Specifikacioni i prodhimit është paraprakisht i aprovuar nga zyrtarët e KFC-s dhe në vazhdimësi fabrika auditohet nga ekspertët e lartë të po të njëjtës kompani”, thuhet tutje.
M&Sillosi, ka filluar bashkëpunimin me KFC Kosovë dhe me KFC Maqedoni e Veriut që nga viti 2017.
KFC është rrjet i restoranteve shumë të mirënjohura globalisht me histori shumë të pasur, të suksesshme dhe inovative me mbi 25 mijë restorante në 145 shtete në botë.