Rreth Nesh

Tradita ruhet me miellin FINNESA ❤

M&Sillosi

RRETH NESH

M&Sillosi është furnizues ndërkombëtar dhe prodhues më i madh në rajon i miellit nga gruri me cilësi të lartë. Aktualisht, M&Sillosi i ka mbi 150 të punësuar të cilët angazhohen për përmbushje të nevojave unike të konsumatorëve. Kapaciteti ditor i përpunimit të grurit është 600 ton nga të cilat prodhohet miell sipas standardeve më të larta ISO dhe HACCP duke përfshirë standardin më të lartë në botë të sigurisë ushqimore FSSC 22000, IFS dhe BRC.

M&Sillosi udhëheq tregun e Kosovës me furnizime të miellit me shumicë dhe pakicë si dhe shumicën e furrave të bukës. Përveç shitjeve të brendshme në Kosovë, si prodhues kryesor i miellit të grurit në rajon, M&Sillosi aktualisht eksporton në vende të ndryshme në rajon dhe botë. M&Sillosi është në vazhdimësi duke kontribuar në zhvllimin e prodhimtarisë së grurit në Kosovë duke bashkëpunuar me rreth 15,000 prodhues individual të grurit.

M&Sillosi nuk e konsideron grurin e Kosovës vetëm si lëndë të parë për prodhimin e miellit por e trajton grurin e Kosovës si produkt strategjik për mirëqenien dhe sigurinë ushqimore të të gjithë qytetarëve të Kosovës si në askeptin e sigurisë sasiore e poashtu në atë të sigurisë së kualitetit. Prandaj, në këtë aspekt M&Sillosi në vazhdimësi ofron, promovon dhe investon rregullisht në përmirësimin e kushteve për kultivimin e grurit dhe avancimin e pozitës së bujkut në Kosovë.

Prezantimi i videos

Dokumentari i miellit Finnesa

logoFinnesa

Pjesë e përditshmërisë tënde..

misioni

Misioni

Misioni ynë është fokusi për të kuptuar nevojat për miell të konsumatorëve tanë.  Sigurimi i ekspertizës së kapitalit njerëzor, inovacionit dhe atë të burimeve të teknologjisë për ti krijuar dhe prodhuar produkte me standarde më të larta ndërkombëtare.

vizioni

Vizioni

Vizioni ynë është që të jemi të njohur nga konsumatorët në vend dhe jashtë tijë si kompani e cila ofron vlerat më të larta të produkteve dhe prodhimit të M&Sillosit.

pergjegjsia-sociale

Përgjegjësia Sociale

Ne përpiqemi të arrijmë standarde të larta të përgjegjësisë sociale. Për më shumë, ne gjithmonë kemi besuar dhe besojmë në rëndësinë e ndërtimit të një kompanie të madhe e të qëndrueshme me produkte dhe shërbime të ndryshme inovative të cilët sigurojnë mirëqenje për të gjithë.

Gatuaj me Finnesë

testimonials-9

“ Gjithqka ka një shije tjetër kur pregaditet me miell Finnesa ❤ “

testimonials-8

“ Gatuaj shëndetshem me miellin Integral nga Finnesa🎀 ”

sqShqip
Search

We offer something different to local and foreign patrons and ensure you enjoy a memorable food experience every time.

Search

We offer something different to local and foreign patrons and ensure you enjoy a memorable food experience every time.