Në M&Sillosi, vizioni ynë është që të jemi të njohur në vend por edhe në Evropë nga konsumatorët, komunitetet dhe njerëzit. Ne gjithmonë e bëjmë të pamundurën për t’u ofruar vlerat më të larta të produkteve dhe prodhimit të M&Sillosit..

M&Sillosi

Na ndiqni në:
+381 (0) 29 633 733

Blog

Tavë Prizreni

Specialitet për 4 persona.

Përbërësit

  • 4 qepë
  • 2 lugë miell Finnesa
  • 1/2 filxhani gjalpë
  • 500 gr speca
  • 3 domate
  • 1 filxhanë djathë
  • 2 filxhana kos
  • 4 vezë
  • kripë
  • 1/2 filxhani magdanoz

Hapat

1.Se pari coptojmë qepët dhe specat,pastaj marim një tigan e vendosim në zjarrë dhe hudhim vaj në të, pasi vaji të jetë nxehur pak, shtojmë qepët dhe specat, mbas kësaj në tigan shtojmë domatet e pastruara dhe të coptuara

2.Mbasi t’i fërgojmë i hudhim krypën dhe magdanozin

3.Marim një tavë më të thellë, dhe masën nga tigani e hudhim në tavë

4.Në një enë tjetër rrahim vezët, në të vendosim miellin dhe jogurtin pastaj të gjithë masën e përziejmë derisa të fitojmë një masë homogjene

5.Masën e përgaditur e hudhim sipër në tavë

6.Në fundë mbi masën e përgaditur në tavë vendosim djathin e prerë në rende

7.Të cilën pastaj e fusim në furrë dhe e pjekim për 45minuta në temperatur 250 gradë