Në M&Sillosi, vizioni ynë është që të jemi të njohur në vend por edhe në Evropë nga konsumatorët, komunitetet dhe njerëzit. Ne gjithmonë e bëjmë të pamundurën për t’u ofruar vlerat më të larta të produkteve dhe prodhimit të M&Sillosit..

M&Sillosi

Na ndiqni në:
+381 (0) 29 633 733

Blog

Role me spinaq e mish pule

Përbërësit

  • 300 gr spinaq
  • 5 vezë
  • 1 decilitër qumësht
  • 5 lugë miell Finnesa tip 400
  • 1 pluhur për pjekje
  • 20 gr djathë parmesan

PËR MBUSHJE

  • 1 preshë
  • 400 gr mish i bardhe i bluar
  • 200 gr gjizë
  • 5 lugë vaj
  • melmesa
  • kripë
  • Biber i zi

Si ta gatuajmë

  1. Spinaqi pastrohet dhe zihet pakëz në ujë me kripë, pastaj kullohet dhe grihet.
  2. Të bardhtë e vezëve ndahen nga të verdhtë, të bardhtë tunden derisa të fitohet një shkumë e trashë.
  3. Në një enë tunden të verdhtë e vezëve, qumështi dhe mielli, shtohet spinaqi, djathi parmezan, pluhuri për pjekje, shtohen mëlmesa sipas shijës dhe të gjitha përzihen mirë.
  4. Në fund shtohet shkuma nga të bardhtë e vezëve dhe përzihet ngadalë me tel kuzhine.
  5. Në fundin e tavës drejtkëndëshe shtrohet letër për pjekje, derdhet mbi të masa e përgatitur dhe piqet, derisa të skuqet në furrën e nxehtë në temperaturë 200 gradë celsius.
  6. Padishpanja e pjekur mbështillet me pecetë të lagësht kuzhine.
  7. Mbushja, karrota pastrohet dhe grihet trash nerende, ndërsa mishi i bardhë i pulës bluhet në makinë për bluarjën e mishit.
  8. Në pak vaj kaurdise karrota, me qëllim që të zbutet, pastaj shtohet preshi dhe ai kaurdiset pakëz, shtohet mishi i bardhë i pulës dhe shtohen edhe mëlmesa sipas shijës dhe kaurdisen bashkë, duke shtuar ujë kohë pas kohe, sipas nevojës derisa të zbutet mishi dhe derisa të shterët lëngu i tepërt.
  9. Masa e përgatitur lihet të ftohet, shtohet gjiza dhe përzihe mirë, me qëllim që të fitohet një masë kompakte.
  10. Finalizimi, padishpanja e pjekur hiqet nga peceta e lagësht dhe lyhet me mbushjën e përgatitur, pas lyerjës padishpanja bëhet role.
  11. Roleja mbështillet me pecetë të lagësht kuzhine dhe lihet të forcohet në frigorifer, roleja e forcuar pritet në copë dhe shërbehët.