Në M&Sillosi, vizioni ynë është që të jemi të njohur në vend por edhe në Evropë nga konsumatorët, komunitetet dhe njerëzit. Ne gjithmonë e bëjmë të pamundurën për t’u ofruar vlerat më të larta të produkteve dhe prodhimit të M&Sillosit..

M&Sillosi

Na ndiqni në:
+381 (0) 29 633 733

Blog

Pogaçe të vogla me suxhuk

Përbërësit

  • 250 gr gjizë
  • 250 gr margarinë
  • 250 gr miell Finnesa
  • 1/2 preshë
  • 200 gr suxhuk shtëpie
  • 1 vezë
  • Kripë

 

Si të gatuhet

1.Preshi pastrohet dhe pritet në katrorka, ndërsa suxhuku i shtëpisë pritet në rrathë.

2.Në enë të përshtashme bashkohen gjiza, margarina dhe mielli, shtohet pak kripë, sipas shijës dhe ngjishet me dorë.

3.Pastaj shtohet preshi dhe të gjitha ngjishen me dorë derisa të fitohet një masë kompakte.

4.Brumi i ngjeshur lihet të pushojë 60 minuta në frigorifer, pastaj nxirret nga frigorifer dhe t’hollohet në trashësi 1 centimetër.

5.Nga brumi i t’holluar, me kallëp të rrumbullakët, nxirren rrathë, në mes të secilit rreth vendoset nga një copë e prerë suxhuku, ndërsa korniza e brumit lyhet me vezën e tundur.

6.Pogaçet piqen derisa të skuqen, në furrën e nxehtë në temperaturë 200 gradë celsius.