Në M&Sillosi, vizioni ynë është që të jemi të njohur në vend por edhe në Evropë nga konsumatorët, komunitetet dhe njerëzit. Ne gjithmonë e bëjmë të pamundurën për t’u ofruar vlerat më të larta të produkteve dhe prodhimit të M&Sillosit..

M&Sillosi

Na ndiqni në:
+381 (0) 29 633 733

Blog

Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më e mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël!

Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave gjermane.

Sipas dëshirës, shtoni sheqer apo më shumë kripë në brumë dhe do të fitoni variantin e ëmbël apo të njelmët.

Ju nevojiten:

– gjalpë ¼ e filxhanit,
– 1 filxhan miell FINNESA,
– 1 filxhan qumësht,
– 6 vezë pak të tundura,
– 1/8 e lugës së vogël kripë.

Udhëzim:

Nxehni furrën në 180 gradë. Në tepsi qitni gjalpin dhe futeni në furrë që të shkrihet.

Përzieni miellin, qumështi, vezët dhe kripën. Përbërjen e tundur qiteni në tepsi me gjalpin e shkrirë dhe piqni në furrë të nxehtë 30 – 40 minuta derisa palëpetat të skuqen.

Krepave të pjekura mund t’i qitni sheqer pluhur apo t’i shërbeni me shtojca sipas dëshirës.