Në M&Sillosi, vizioni ynë është që të jemi të njohur në vend por edhe në Evropë nga konsumatorët, komunitetet dhe njerëzit. Ne gjithmonë e bëjmë të pamundurën për t’u ofruar vlerat më të larta të produkteve dhe prodhimit të M&Sillosit..

M&Sillosi

Na ndiqni në:
+381 (0) 29 633 733

Blog

Kifle me përshutë

Përbërësit

  • 700 gr miell FINNESA
  • 3 decilitra qumësht
  • 2 decilitra vaj
  • 1 tharm buke i freskët
  • 250 gr gjizë
  • 150 gr përshutë
  • 2 te verdha te vezes
  • 2 vezë
  • kripë
  • 30 gr susam
  • 1 lugë e vogël sheqer

Hapat

1.Në një enë të thellë bashkohen qumështi i vakët, një lugë e vogël miell, sheqeri dhe tharmi i freskët, të gjitha përzihen mirë dhe lihen në vend të ngrohtë për të ardhur.

2.Në enë të përshtatshme derdhet gjysma e miellit, pak kripë, vaj dhe tharmi i ardhur, pastaj gradualisht shtohet mielli i mbetur dhe ngjishet derisa brumi të fillojë të ndahet nga gishtërinjtë.

3.Brumi i ngjeshur lihet në vend të ngrohtë, në mënyër që të dyfishohet masa.

4.Brumi i ardhur t’hollohet në trashësi 1 centimetër, pastaj lyhet me përzierjën e gjizës me të verdhtë e vezëve, hidhet përshuta e copëtuar dhe mbështillet si role.

5.Roleja pritet në copa me gjerësi 1 centimetër, e pastaj pjesa e poshtme e çdo cope rrotullohet për 180 shkallë, në mënyrë që të fitohet pamja e numrit 8.

6.Lyhen me vezë të tundura dhe spërkaten me susam, kiflet renditen në tavën ku është shtruar letër për pjekje dhe piqen 30 minuta derisa të skuqen në furrën e nxehtë në temperaturë 200 gradë celsius.