Në M&Sillosi, vizioni ynë është që të jemi të njohur në vend por edhe në Evropë nga konsumatorët, komunitetet dhe njerëzit. Ne gjithmonë e bëjmë të pamundurën për t’u ofruar vlerat më të larta të produkteve dhe prodhimit të M&Sillosit..

M&Sillosi

Na ndiqni në:
+381 (0) 29 633 733

Blog

Kadaif me kikirikë: Për të gjithë adhuruesit e ëmbëlsirave orientale!

Përbërësit:

– 3 vezë,
– rreth 3-4 dl ujë të vakët,
– 900 g miell Finnesa .

Për fill:  500 g kikirikë të pjekur.

Për sherbet:

– 1 kg sheqer,
– 1,3 l ujë,
– lëng nga gjysmë limoni.

Përgatitja:

Vezët tundni me pak ujë, shtoni 2/3 e miellit dhe mbetjen e ujit. Me duar ngjishni brumin që të bëhet i lëmuar dhe në dërrasë ngjisheni me miellin e mbetur derisa të bëhet brumë i fortë.

Shtrijeni në makinë për thella sikur për thella supe supe, sa më të holla dhe gjatësia le të jetë 15-20 cm. Nga kjo sasi do të mund të bëni 36 role: Vendosni thellat, sipër tyre një lugë kikirikë të bluar dhe bëni role.

Radhisni rolet në tepsi të lyer dhe piqni në rreth 200 gradë derisa të skuqen.

Mbi kadaifin e nxehtë qitni sherbetin e nxehtë në të cilin keni shtrydhur një limon.

Vërejtje: Sasinë e ujit dhe të miellit mundeni ta ndryshoni në raport me recetën, mirëpo mos shtoni më shumë vezë për shkak që brumi do të jetë shumë i fortë kur të piqet.