Në M&Sillosi, vizioni ynë është që të jemi të njohur në vend por edhe në Evropë nga konsumatorët, komunitetet dhe njerëzit. Ne gjithmonë e bëjmë të pamundurën për t’u ofruar vlerat më të larta të produkteve dhe prodhimit të M&Sillosit..

M&Sillosi

Na ndiqni në:
+381 (0) 29 633 733

Blog

Gjevrek me susam: Pjekurinë turke të cilën duhet patjetër ta provoni!

Përbërsit:

  • 2,5 filxhanë miell Finnesa,
  • 1 lugë e vogël kripë,
  • 1 lugë ujë të ngrohtë,
  • 1 lugë e vogël tharmë të thatë,
  • 1 lugë sheqer,
  • 2 lugë të vogla vaj ulliri,
  • 1 lugë ujë,
  • 1 filxhan fara të pjekura susami.

Gatimi:

  • Të gjithë përbërësit për brumë vendosni në një enë dhe ngjishni deri sa të bëhet brum i lëmuar.
  • Mbulojeni enën dhe lëreni në një vend të ngrohtë 1 orë.
  • Furrën nxeheni në 200 gradë.
  • Brumin shtrijeni dhe priteni në shirita. Secilin shirit me dorë zgjateni në gjatësi deri në 24 cm pastaj shiritin mbështilleni në formë gërsheti në dy filla dhe pastaj jepni formën e rrumbullakët.
  • Gjevrekun vendoseni në enën për pjekje, lyeni me ujë dhe qitni mjaft susam.
  • Piqeni 20–25 minuta derisa të marrë ngjyrë verdhë në të artë.