Në M&Sillosi, vizioni ynë është që të jemi të njohur në vend por edhe në Evropë nga konsumatorët, komunitetet dhe njerëzit. Ne gjithmonë e bëjmë të pamundurën për t’u ofruar vlerat më të larta të produkteve dhe prodhimit të M&Sillosit..

M&Sillosi

Na ndiqni në:
+381 (0) 29 633 733

Blog

Ëmbëlsirë trengjyrëshe pa e pjekur: Desert i lëngshëm dhe i shijshëm sipas recetës së gjyshes!

Ky desert askënd nuk do ta lërë indiferent, ndërkaq përgatitja është më se e thjeshtë.

Nevojiten:

▪ 1 kg patate,
▪ 250 g gjalpë,
▪ 250 g sheqer pluhur,
▪ 2 qese sheqer vaniljeje,
▪ 10 copa galete,
▪ 250 g lajthia të bluara,
▪ 150 g çokollatë për zierje,
▪ 1–2 lugë rum,
▪ 1 qese krem.

Përgatitja:

Patatet zieni, pasi të zihen shtypni dhe bëni pure. Lini të ftohen, por jo krejtësisht. Ndërkohë, tundni gjalpin e shkumëzuar me sheqer.

Galetat bluani, çokollatën grijeni në rende.

Në patate përzieni gjalpin e tundur me sheqer dhe shtoni galetat e bluara dhe rumin.

Masën ndajeni në dy pjesë. Në njërën pjesë shton lajthitë e bluara, ndërsa në të dytën çokollatën e grirë në rende.

Në kallëpin për tortë tëhollojeni pjesën e parë të çokollatës, pastaj pjesën me lajthi dhe sipër kremin.