Në M&Sillosi, vizioni ynë është që të jemi të njohur në vend por edhe në Evropë nga konsumatorët, komunitetet dhe njerëzit. Ne gjithmonë e bëjmë të pamundurën për t’u ofruar vlerat më të larta të produkteve dhe prodhimit të M&Sillosit..

M&Sillosi

Na ndiqni në:
+381 (0) 29 633 733

Blog

Byrek me qershi

Përbërësit

  • 400 gr miell FINNESA
  • 200 gr yndyrë
  • 2 te verdha te vezes
  • 2 lugë sheqer
  • 2 decilitra qumësht
  • 500 gr vishnje nga kompoti
  • 50 gr thërrime buke
  • 50 gr grizë
  • 100 gr sheqer
  • 100 gr sheqer pluhur
  • margarinë për lyerje

Hapat

1.Në një enë vëmë miellin, hapet në mes dhe shtohet yndyra, të bardhat e vezëve, sheqeri dhe qumështi në të cilin është shkrirë maja.

2.Përzihet me dorë derisa të fitohet një brumë i butë dhe ndahet në dy pjesë të barabarta, hapet një kore në formë katërkëndëshi dhe vendoset në tepsi të lyer me margarinë.

3.Mbi korën vendosen vishnjat dhe mbi të thërrimet e bukës, grizi dhe sheqeri.

4.Mbi këtë mbushje vendoset brumi i dytë i hapur në kore dhe në disa vende shpohet me kruese dhëmbësh.

5.Tortja piqet 20 minuta në furrë të nxehtë në një temperaturë prej 220 gradë celsius.

6.Tortën e pluhurosim me sheqer pluhur dhe e shërbejmë