Në M&Sillosi, vizioni ynë është që të jemi të njohur në vend por edhe në Evropë nga konsumatorët, komunitetet dhe njerëzit. Ne gjithmonë e bëjmë të pamundurën për t’u ofruar vlerat më të larta të produkteve dhe prodhimit të M&Sillosit..

M&Sillosi

Na ndiqni në:
Title Image

Prodhimi

Fabrika e Miellit M&Sillosi

FABRIKA E MIELLIT M&SILLOSI

Produkti ynë Mielli nuk ndodh rastësisht të jetë kaq i mirë. Është rezultat i kujdesit në detaje, konsistencës gjatë prodhimit dhe dëshirës sonë që të sigurojmë se çdo njëri nga ju do e ketë përvojën më të mirë të mundshme gjatë gatimit.

 

Mielli i cili përdoret për gatim, kryesisht prodhohet nga gruri merkantil. Lloji apo Tipi i miellit i cili përdoret gjatë gatimit është esencial për ta bërë produktin final të mirë. Llojet e ndryshme të miellit janë të përshtatshëm për gatime të ndryshme dhe se të gjitha tipet e miellërave janë të ndryshëm dhe dallojne nga njëri tjetri. Ju nuk mund të kaloni nga një lloj i miellit në tjetrin pa pasoja të cilat mund ta shkatërrojne recetën tuaj të gatimit. Për të arritë suksesin e plotë gjatë gatimit, është shumë me rëndësi të dini se cili tip i miellit është më i përshtatshëm për ta kryer punën tuaj me sukses!

 

Pikërisht për shkak të këtyre arsyeve, M&Sillosi ka zhvilluar për juve një gamë të gjerë të produkteve të miellit duke angazhuar staff profesional, teknologji të fundit në këtë industri si dhe aplikimin e standardeve me të larta të sigurisë dhe kualitetit gjatë procesit të prodhimit gjithnjë duke u kujdesur se produktet e prodhuara ju mundësojnë përdoruesve të produkteve tona të kryejnë me sukses gatimin dhe që produkti i juaj final të jetë pikërisht ai i cili dëshironi të keni sipas recepturës tuaj.

Produktet e Miellit

Shiko të gjitha produktet e miellit

FABRIKA

Fabrika e Miellit M&Sillosi

Shiko Fabriken ne Virtual Reality ne 3D ne 360 Shkall