Në M&Sillosi, vizioni ynë është që të jemi të njohur në vend por edhe në Evropë nga konsumatorët, komunitetet dhe njerëzit. Ne gjithmonë e bëjmë të pamundurën për t’u ofruar vlerat më të larta të produkteve dhe prodhimit të M&Sillosit..

M&Sillosi

Na ndiqni në:

Receta nga Kuzhina

RECETA TË NDRYSHME

KUZHINA TRADICIONALE, BRUMËRA DHE ËMBËLSIRA

Bukë 0

Kripë dhe 0

Zemër <3 0

Gatuaj me Finesë

Më posht do gjeni recetat më të ëmbëla dhe të shijëshmet që ndonjëherë keni provuar, të gatuara me miellin më të mirë në vend prodhuarë vetëm nga Fabrika e Miellit M&Sillosi.

Shija e Romancës

Shprehi familjës dashuri duke përgaditurë ushqimet tuaja të preferuara me miellin e M&Sillosi

Gurabija me shegë

Përbërësit

  • 1 vezë
  • 1 gotë të çajitsheqer
  • 1 gotë të çajit sheqer i kafët
  • 1 vanilje
  • 125 gr gjalpë
  • 2 gota miell FINNESA
  • 1 lugë të çajit pluhur pjekje
  • 1 gotë të çajit çokolladë copëza
  • 1 gotë të çajit shegë

Hapat

1.Gjalpin, vezën dhe sheqerin e përzieni në një enë, ia shtoni vaniljën, pluhur pjekjën dhe miellin.
2.Së fundmi ia shtoni shegën dhe copëzat e çokollatës, gurabijat i formoni dhe i rëndisni në tepsi.
3.Tepsinë e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius për 15 minuta.
4.Gurabijat me shegë duhet të pjekën pak, andaj do të jenë më të buta.

Kek me vaj ulliri dhe qumësht për 15 minuta

Nëse ndiheni në faj se e keni tepruar me ëmbëlsirat, por justifikoheni se jua kërkon trupi (e vërtetë që organizmi jep shenja kur ka nevojë për sheqer) përgatisni këtë recetë të shijshme e nuk do të ankoheni më se po hani në mënyrë jo të shendetshme.

Koha e përgatitjes :
15 minuta Përbërësit për tavë me diametër 24/26 cm me vrimë në mes ose jo: 300 g miell FINNESA, 250 g sheqer, 3 vezë, 100 ml vaj ulliri, me shije delikate 150 ml qumësht, 1 bustinë sodë për ëmbëlsira, 1 limon organik – na duhet vetëm lëkura e tij e grirë në rende një majë thike kripë
Përgatitja:
Ndezim furrën në 180° C. 1.Në robot ose me rrahësen elektrike të vezëve rrahim sheqerin me vezët për 10 minuta. Shtojmë më pas vajin dhe qumështin pjesë-pjesë dhe pa ndaluar përzierjen me rrahësen elektrike. Shtojmë miellin dhe sodën me sitë dhe tani i përziejmë me spatul ose lugë druri, pastaj shtojmë kripën dhe lëkurën e limonit.
Jeto shëndetshëm me miellin FINNESA!